• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 31 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Departamenti amerikan: Kosova të mos devijojë nga plani i tranzicionit të FSK-së

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
21 March 2022
në KRYESORE
0 0
0
Departamenti amerikan: Kosova të mos devijojë nga plani i tranzicionit të FSK-së
0
SHPERNDARJE
36
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Shtetet e Bashkuara i mirëpresin aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO, por kërkesat për anëtarësim janë komplekse dhe kërkojnë një qasje afatgjate dhe të kujdesshme, tha një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit.

“Kosova mund ta dëshmojë më së miri gatishmërinë e saj për përgjegjësitë që sjell anëtarësimi në NATO, duke vazhduar zbatimin aktiv të planit 10-vjeçar të tranzicionit të Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe duke mos devijuar prej tij”, shtoi zëdhënësi.

Përgjigjja nga Departamenti amerikan i Shtetit vjen pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një letre që mban datën e 10 marsit, i ka kërkuar presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, që të shfrytëzojë “udhëheqjen dhe ndikimin, për të mbështetur dhe avancuar në mënyrë aktive procesin kompleks të anëtarësimit të Kosovës në NATO”.

“Meqë ndajmë qëllimin e përbashkët për mbrojtjen dhe promovimin e sigurisë globale, anëtarësimi i Kosovës në NATO është bërë i domosdoshëm”, ka thënë Osmani.

Ajo ka thënë se sytë e botës tani janë te lufta në Ukrainë, por, sipas saj, “nuk duhet të harrojmë situatën e brishtë me të cilën përballemi në Ballkan”.

“Ne jemi të ekspozuar ndaj përpjekjeve të vazhdueshme të Rusisë për të minuar Kosovën dhe për të destabilizuar gjithë Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Osmani.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit tha se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara që “ta ndihmojnë Kosovën për të siguruar vendin e merituar përkrah fqinjëve të saj në institucionet evropiane dhe euroatlantike”.

“Ne vazhdojmë ta mbështesim Forcën e Sigurisë së Kosovës derisa ajo bën përparim të rëndësishëm dhe domethënës në planin e saj 10-vjeçar të tranzicionit, i cili është zhvilluar me mbështetjen e SHBA-së, me qëllim të ndërtimit të një force mbrojtëse shumetnike, që nuk është vetëm në gjendje të mbrojë integritetin territorial të Kosovës, por edhe të kontribuojë në përpjekjet globale të sigurisë përtej kufijve të saj”, tha zëdhënësi.

Forca e Sigurisë së Kosovës është në proces të transformimit në ushtri të plotë që nga viti 2018. Ky proces pritet të zgjasë 10 vjet.

Pritet që FSK-ja, gjatë transformimit, të dyfishojë numrin e forcave të saj dhe të bëhet një ushtri profesionale prej 5.000 trupash.

Detyrat e mëparshme të FSK-së kanë përfshirë reagimin ndaj krizave dhe mbrojtjen civile.

Pas miratimit të legjislacionit të nevojshëm për transformimin e saj, Shtetet e Bashkuara kanë thënë se ky veprim është “i natyrshëm” për një “vend sovran dhe të pavarur” dhe kanë bërë thirrje për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve.

NATO-ja, në anën tjetër, e ka cilësuar vendimin për FSK-në si “të pakohë” dhe ka thënë se është në kundërshtim me këshillat nga aleanca.

Rusia, aleate tradicionale e Serbisë nga e cila Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008 – e ka dënuar veprimin, duke thënë se ai është një shenjë se situata në Ballkan po përkeqësohet.

Krahas presidentes, edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pushtimi i Ukrainës nga Rusia nënkupton që Bashkimi Evropian dhe NATO-ja duhet ta bëjnë më të lehtë anëtarësimin e vendeve kandidate në radhët e tyre.

Kurti i ka bërë këto komente në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve AFP, më 8 mars.

“Në këtë situatë të jashtëzakonshme, ne nuk mund të sillemi normalisht… Prandaj, as anëtarësimi në BE, as anëtarësimi në NATO nuk mund të bëhen në mënyrat e vjetra”, ka thënë Kurti.

Ai nuk ka dhënë detaje se cila mund të jetë mënyra tjetër për anëtarësimin e vendeve në NATO, por ka thënë se Brukseli, si kryeqytet i NATO-s dhe i BE-së, duhet ta rimendojë mënyrën e re të zgjerimit me Ballkanin Perëndimor.

Një zyrtar i NATO-s ka thënë se më 21 mars se kriteret për anëtarësim në NATO janë të përcaktuara qartë në Traktatin e Uashingtonit ose Traktatin Veri-Atlantik dhe se “vendimet për anëtarësim në NATO merren nga Këshilli i Atlantikut të Veriut, me votim unanim”.

Nga 30 shtete anëtare të NATO-s, katër prej tyre ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës: Greqia, Spanja, Rumania dhe Sllovakia.

Jamie Shea, ish-zëvendës i ndihmësit të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, ka thënë më herët se, derisa Kosova mbrohet nga NATO-ja, ajo duhet të punojë drejt anëtarësimit – së pari duke hequr barrierën e shteteve që nuk e njohin.

Zyrtari i NATO-s ka thënë se angazhimi i kësaj organizate në Kosovë nuk ka ndryshuar dhe se ajo mbetet fuqishëm e përkushtuar, përmes misionit të saj paqeruajtës KFOR, i cili “kontribuon për një mjedis të sigurt në Kosovë dhe për stabilitet më të gjerë në Ballkanin Perëndimor”.

“Përmes Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, ne gjithashtu vazhdojmë t’i kryejmë aktivitetet tona për ngritjen e kapaciteteve në mbështetje të organizatave të sigurisë në Kosovë, brenda mandatit të tyre fillestar. Çdo ndryshim në qëndrimin e forcës sonë në KFOR bazohet në kushte dhe jo kalendarë”, ka thënë zyrtari, shkruan REL.

Forcat e NATO-s janë të pranishme në Kosovë që nga qershori i vitit 1999, kur ka përfunduar lufta dhe forcat serbe janë tërhequr. Mbi 3.700 ushtarë nga vende të ndryshme të NATO-s kujdesen për sigurinë në Kosovë.

Tags: Departamenti Amerikan i ShtetitFSK-jaNATO-jaVjosa Osmani
Postimi i mëparshëm

Pse David Beckham ia dha instagramin e tij mjekes ukrainase?

Postimi tjetër

SHBA i njeh si gjenocid masakrat e kryera ndaj popollsisë myslimane në Mianmar

Të ngjajshme Postime

Isa Mustafa: VV s’i ka votat, po e uzurpon Kuvendin – opozita s’mundet kështu ‘s’të dua ty në pushtet, s’e dua as vetvetën’
KRYESORE

Isa Mustafa: VV s’i ka votat, po e uzurpon Kuvendin – opozita s’mundet kështu ‘s’të dua ty në pushtet, s’e dua as vetvetën’

30 July 2025
Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë për të gjithë konsumatorët
KRYESORE

Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë për të gjithë konsumatorët

30 July 2025
“Për Drenasin Kampion” PDKRLl, Ramiz Lladrovci njofton se ka themeluar subjektin e ri
KRYESORE

“Për Drenasin Kampion” PDKRLl, Ramiz Lladrovci njofton se ka themeluar subjektin e ri

30 July 2025
Nga tetori nis zbatimi i rregullave të reja për udhëtime në zonën Schengen
KRYESORE

Nga tetori nis zbatimi i rregullave të reja për udhëtime në zonën Schengen

30 July 2025
“Dezinformimi dhe manipulimi i informacionit po bëhen sistematike” – Ambasadori francez reagon në lidhje me kërkimin e sotëm në Ujman
KRYESORE

“Dezinformimi dhe manipulimi i informacionit po bëhen sistematike” – Ambasadori francez reagon në lidhje me kërkimin e sotëm në Ujman

29 July 2025
A mund Kosova t’i ngrejë dronët Bayraktar, komandanti i KFOR: Unë kam autoritetin për hapësirën ajrore të Kosovës
KRYESORE

A mund Kosova t’i ngrejë dronët Bayraktar, komandanti i KFOR: Unë kam autoritetin për hapësirën ajrore të Kosovës

29 July 2025
Postimi tjetër
Blinken-Kurtit: SHBA-ja do të bashkëpunojë për sigurimin e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë

SHBA i njeh si gjenocid masakrat e kryera ndaj popollsisë myslimane në Mianmar

Lajmet e fundit

Niveli yt i inteligjencës mund të jetë arsyeja pse nuk arrin të gjesh dashurinë

Niveli yt i inteligjencës mund të jetë arsyeja pse nuk arrin të gjesh dashurinë

31 July 2025
Isa Mustafa: VV s’i ka votat, po e uzurpon Kuvendin – opozita s’mundet kështu ‘s’të dua ty në pushtet, s’e dua as vetvetën’

Isa Mustafa: VV s’i ka votat, po e uzurpon Kuvendin – opozita s’mundet kështu ‘s’të dua ty në pushtet, s’e dua as vetvetën’

30 July 2025
E mira e përjetshme që mendohet të sjellë injektimi i qelizave staminale në gju

E mira e përjetshme që mendohet të sjellë injektimi i qelizave staminale në gju

30 July 2025
Specialja pranoi prova nga shteti serb, OVL UÇK: Edhe një arsye më shumë për protestë

Specialja pranoi prova nga shteti serb, OVL UÇK: Edhe një arsye më shumë për protestë

30 July 2025
Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

30 July 2025
Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë për të gjithë konsumatorët

Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë për të gjithë konsumatorët

30 July 2025
“Për Drenasin Kampion” PDKRLl, Ramiz Lladrovci njofton se ka themeluar subjektin e ri

“Për Drenasin Kampion” PDKRLl, Ramiz Lladrovci njofton se ka themeluar subjektin e ri

30 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu