Gjatë fjalimit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky më herët sot në parlamentin e Izraelit, Knesset, u bënë një sërë përpjekjesh për të ndërprerë transmetimin e drejtpërdrejtë.
Sipas raporteve nga Kompania e Transmetimeve Publike Izraelite, të gjitha përpjekjet u ndaluan nga Knesset dhe Drejtoria Kombëtare Kibernetike e Izraelit.
Ndryshe Zelensky më herët iu drejtua popullit izraelit për të kërkuar ndihmë nga ta, transmeton Klan Kosova.tv.
Gjithashtu ai kërkoi ndihmë sidomos në armatim, duke qenë se Izraeli është një nga shtetet më të fuqishme sa i përket armatimit.