Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi tha sot se “koha do të dëshmojë se pozicioni i Kinës është në anën e duhur të historisë” në lidhje me luftën në Ukrainë, raporton CNN.
“Kina do të vazhdojë të bëjë gjykime të pavarura bazuar në meritat e çështjes dhe në një qëndrim objektiv dhe të drejtë. Ne kurrë nuk do të pranojmë asnjë shtrëngim dhe presion të jashtëm, dhe gjithashtu kundërshtojmë çdo akuzë dhe dyshim të pabazë kundër Kinës”, iu tha Wang Yi gazetarëve, sipas një deklarate nga Ministria e Punëve të Jashtme, transmeton arbresh.info