Pantallonat e zeza janë shpëtim për çdo rast!
Sa herë nuk kemi kohë, sa herë s’kemi energji për t’u menduar gjatë apo thjesht duam të veshim pantallona, klasiket e zeza janë opsioni i parë.
Ndonëse nuk njohin kohë dhe trende, pantallonat e zeza e bëjnë veshjen të duket komplet ndryshe, në varësi të kombinimit. I gjithë sekreti është pikërisht këtu: si t’i veshim për të mos u dukur kurrë njësoj?!
- Pantallona të ngushta të zeza + xhaketë e shkurtër me kuadrata
- Një xhaketë me ngjyrë sipër një t-shirt të bardhë ndryshon komplet lojën! Askush s’do ta di që janë të njëjtat pantallona.
- Pantallona të gjera, një rrip dhe një bluzë me vija klasike e futur brenda.
- Pantallona me prerje mashkullore, një crop top dhe një “bomber jacket”.