• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 7 August, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Kosovë, objektet e trashëgimisë kulturore drejt shkatërrimit

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
20 March 2022
në Kosovë
0 0
0
Kosovë, objektet e trashëgimisë kulturore drejt shkatërrimit
0
SHPERNDARJE
154
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Në Kosovë aktualisht janë të listuara rreth 1.600 asete, që konsiderohen të rëndësishme për trashëgiminë kulturore.

Lista e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dominohet kryesisht nga asete arkitekturore dhe arkeologjike. Shumë prej tyre me vështirësi janë duke i mbijetuar shkatërrimit.

Sipas Fondacionit Kosovar “Trashëgimia Kulturore pa Kufij” (CHwB Kosovo), në Kosovë, nga viti 2018 deri më 2021, janë shkatërruar tërësisht 9 objekte, që kanë qenë të vendosura në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme 2020-2021.

Sipas këtij fondacioni, dhjetëra objekte të tjera që përfaqësojnë vlera të rëndësishme arkitekturore, janë në prag të shkatërrimit.

Në Kosovë ekziston edhe një listë e aseteve të Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përhershme, e cila përmban 23 asete – në mesin e tyre: Manastiri i Deçanit, Manastiri i Graçanicës, Patrikana e Pejës, Kalaja e Prizrenit e e Xhamia e Sinan Pashës.

Disa prej këtyre objekteve në qytete të ndryshme të Kosovës sipas njohësve të trashëgimisë kulturore, “i kanë ditët e numëruara”.

Shkolla e parë shqipe në Prishtinë

Ky objekt, që gjendet në kryeqytetin e sotëm të Kosovës, Prishtinë, është ndërtuar në mesin e shekullit XIX. Sipas të dhënave publike të qasshme në internet, objekti është djegur në vitet 1880 dhe pas rindërtimit, në vitin 1908, është shndërruar në gjimnaz. Ky objekt duket i dëmtuar për shkak të mungesës së kujdesit.

Në gjendje të njëjtë sikur ky janë edhe shumë objekte të tjera në Kosovë, thotë Sali Shoshi, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Kosovar “Trashëgimia Kulturore pa Kufij”.

Sipas hulumtimeve në terren, del që të paktën 200-250 prej tyre janë në rrezik.

Rreziku është shumë i madh që ato të rrënohen brenda muajve apo viteve të ardhshme”, thotë Shoshi.

Shtëpia e banimit “Shefqet Mehmeti”

Kjo shtëpi gjendet në qendër të Prishtinës. Sipas të dhënave publike, besohet se daton nga shekulli XIX.

Edhe pse është në kuadër të Listës së Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme, objekti vërehet se është i dëmtuar shumë. Investime në të nuk duket se janë bërë.

Eksperti i trashëgimisë kulturore dhe punëtori shumëvjeçar i Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, Qazim Namani, thotë se në shumicën e objekteve ku janë bërë intervenime nga institucionet e Kosovës, por edhe organizatat ndërkombëtare, ato kanë qenë joprofesionale dhe i kanë dëmtuar, sipas tij, vlerat e objektit.

“Kemi shumë objekte që kanë pësuar një shkatërrim të pariparueshëm gjatë këtij procesi”, thotë Namani.

Ai përmend si shembuj disa intervenime në qytetin e Prishtinës, në Kalanë e Artanës, në Kalanë e Harilaçit, në Kalanë e Prizrenit, si dhe në Parkun Arkeologjik të Ulpianës.

Investimet, që i përmend, janë kryer kryesisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës, si dhe nga organizatat ndërkombëtare.

Shtëpia e Xhafer Devës

E rrezikuar nga shkatërrimi, në qendër të qytetit të Mitrovicës së Jugut qëndron ajo që njihet si Shtëpia e Xhafer Devës.

Në fillim të muajit shkurt, një iniciativë për renovimin e këtij objekti ka nxitur debat të ashpër në shoqërinë kosovare, por edhe më gjerë, për shkak të së kaluarës së Xhafer Devës, i cili thuhet se ka bashkëpunuar me nazistët

Kjo shtëpi është ndërtuar në vitin 1930 dhe ka shërbyer për funksione të ndryshme – si ambulancë, strehimore për fëmijë dhe pjesërisht si objekt komunal.

Për nga stili i ndërtimit konsiderohet se i takon arkitekturës moderne euro-perëndimore dhe, sipas ekspertëve, shquhet për elemente të shumta dekorative në eksterier. Thuhet se është ndërtuar nga arkitektë dhe punëtorë austriakë.

Shtëpia e familjes Koroglu

Ky objekt është një shtëpi e veçantë e stilit osman. Gjendet në qendrën e vjetër të qytetit të Mitrovicës së Jugut. Sipas të dhënave, besohet se është ndërtuar në pjesën e parë të shekullit XIX.

Kategorizohet si tip i çardakut të mbyllur dhe gjatë historisë thuhet se nuk ka pësuar ndryshime të mëdha.

Objekti ende bart detaje origjinale, përfshirë dritaret tipike të asaj kohe. Siç shihet, objekti nuk është në gjendje të mirë dhe ka rrezik të dëmtohet edhe më shumë.

Sipas të dhënave të Fondacionit Kosovar “Trashëgimia Kulturore pa Kufij”, nga viti 2018 deri më 2021, janë rrënuar tërësisht shtatë kulla të njohura, një çardak, 2 shtëpi banimi dhe një shkollë – të gjitha të listuara si pjesë të trashëgimisë kulturore dhe të mbrojtura me ligj.

Disa nga këto objekte janë rrënuar nga pronarët e tyre, me arsyetimin se kanë paraqitur rrezik, për shkak të gjendjes së keqe.

Kulla e Hamdi Osmanajt

Kjo kullë gjendet në fshatin Trubuhoc, në qytetin e Istogut. Është ndërtuar në shekullin XIX.

Ky objekt është i listuar në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme.

Problemi kryesor në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, sipas Sali Shoshit, qëndron te mosplanifikimi i investimeve për restaurim.

“Shteti, në momentin që vendos të futë në listë për mbrojtje [një objekt]… aty përfundon historia. Ato ndërtesa, pastaj, mbesin në mëshirën e kohës”, thotë Shoshi.

Trashëgimia kulturore në Kosovë mbrohet me ligj dhe dëmtimi është i dënueshëm me Kodin Penal, shkruan REL.

Kosova, pavarësisht përpjekjeve, nuk është ende anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë – UNESCO.

Tags: Ministria e Kulturës së KosovësPrishtinëTrashëgimia Kulturore
Postimi i mëparshëm

Nga sulmi në shtëpinë e të moshuarve, vdesin 56 persona në Ukrainë

Postimi tjetër

Zelensky kërkon ndihmë nga Izraeli për armatim

Të ngjajshme Postime

Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot me diell dhe vranësira – Temperatura maksimale pritet deri në 31 gradë celsius

7 August 2025
Lëndohen dy persona në aksidentin mes 3 veturave në Skenderaj
Kosovë

4 të lënduar nga aksidenti mes 2 veturave në rrugën Lipjan-Shtime

6 August 2025
Krasniqi-Goodman mbështet protestën e 7 gushtit: Jam aty për historinë, për dinjitetin, për Kosovën
Kosovë

Krasniqi-Goodman mbështet protestën e 7 gushtit: Jam aty për historinë, për dinjitetin, për Kosovën

6 August 2025
AGK-ja e mbështet protestën e punëtorëve të RTK-së: Qeveria urgjentisht ta alokojë buxhetin për transmetuesin publik
Kosovë

AGK-ja e mbështet protestën e punëtorëve të RTK-së: Qeveria urgjentisht ta alokojë buxhetin për transmetuesin publik

6 August 2025
”Leji ti albuminat…”, Korenica: Vajza ime u fut në sallë operimi, mjeket me thanë ‘S’kemi pej as aspirator”
Kosovë

”Leji ti albuminat…”, Korenica: Vajza ime u fut në sallë operimi, mjeket me thanë ‘S’kemi pej as aspirator”

6 August 2025
Vajza e tij tregon se Aziz Salihu është diagnostikuar me një sëmundje
Kosovë

Vajza e tij tregon se Aziz Salihu është diagnostikuar me një sëmundje

6 August 2025
Postimi tjetër
Zelensky i shkruan letër familjes së gazetarit të vrarë në Ukrainë, u shpreh ngushëllimet

Zelensky kërkon ndihmë nga Izraeli për armatim

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 7 gusht ndër vite?

7 August 2025
Sallata me lakër të bardhë dhe speca të pjekur

Sallata me lakër të bardhë dhe speca të pjekur

7 August 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe vranësira – Temperatura maksimale pritet deri në 31 gradë celsius

7 August 2025
Kroacia prezanton armën e re teknologjike – dronin FPV

Kroacia prezanton armën e re teknologjike – dronin FPV

6 August 2025
Lëndohen dy persona në aksidentin mes 3 veturave në Skenderaj

4 të lënduar nga aksidenti mes 2 veturave në rrugën Lipjan-Shtime

6 August 2025
Shaqiri “shpërthen” me 2 gola, përmbys i vetëm Young Boys

Shaqiri “shpërthen” me 2 gola, përmbys i vetëm Young Boys

6 August 2025
Mëso të dëgjosh atë që ke brenda: intuita të flet

Mëso të dëgjosh atë që ke brenda: intuita të flet

6 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu