Koronavirusi në Kosovë po del të jetë Akoma prezent, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka raportuar se sa doza të vaksinës janë dhënë në këto 24 orë të fundit,përcjell InLajmi.
Gjatë 24 orëve të fundit gjithsej janë dhënë 423 doza të vaksinës kundër Covid-19.
Duke u bazuar në njoftimin e dal nga instituti, ku thuhet që prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.819.463 doza të vaksinës.
Ndërsa numri i përgjithshem i rasteve aktive me koronavirus është 656.
“Deri më sot 819.198 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 99.158 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër Covid-19. Nga 948 testime, 36 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 48 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 227.093. Në total numri i rasteve aktive është 656”, thuhet në njoftim. /InLajmi/