Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë gjetur mbetje mortore saktësisht në Prizren, e që nga ta dyshohet se janë nga lufta e fundit, përcjell InLajmi.
Sipas policisë këto gjetje kanë hasur në rrugën “Shefqet Berisha” në qytetin e Prizrenit.
Gjetjet mortore janë gjetur nga disa punëtorë. ku siq thuhet është gjetur një kufome e cila ishte e mbështjellur me rroba dhe batanije.
Këto gjetje po dyshihet të jenë mbetjet mortore që i takojnë periudhës së luftës së fundit në Kosovë.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
GJETJE E MBETJEVE MORTORE /Rr. Shefqet Berisha, Prizren, 19.03.2021 – 09:45. Punëtorët e Eko Regjionit, gjatë gërmimit për të hapur një varr në varrezat myslimane në qytetin e Prizrenit, kanë hasur në mbetje mortore të një kufome e cila ishte e mbështjellë me rroba si dhe një batanije. Dyshohet se mbetjet mortore i takojnë periudhës së luftës së fundit në Kosovë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore si dhe për rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Tërheqja e mbetjeve mortore është bërë nga njësia e krimeve te luftës. /InLajmi/