Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Klinë, më konkretisht në fshatin Grabanicë, si pasojë e të cilit janë lënduar 18 persona, përcjell InLajmi.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka thënë se në aksident kanë qenë të përfshira 4 vetura.
Ndërsa theksoi se të lënduarit janë dërguar me autombulanca dhe vetura private në spitalin rajonal të Pejës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente policore dhe janë duke u marrë me rastin. /InLajmi/