Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha se presidenti amerikan Joe Biden nuk ka nuk ka plane që të udhëtojë në Ukrainë këtë javë sepse ai do të shkojë në Evropë për samite të parakohshme, transmeton InLajmi.
“Udhëtimi do të përqendrohet në vazhdimin e grumbullimit të shteteve që do të dalin në mbështetje të popullit ukrainas dhe kundër pushtimit të Ukrainës nga presidenti Putin, por ai nuk ka plane për të udhëtuar në Ukrainë”, tha ajo.
Në emisionin “State of the Union” të CNN-it, ambasadorja e SHBA-së në OKB Linda Thomas-Greenfield hodhi dyshime të mëdha mbi mundësinë që presidenti Joe Biden të vizitojë Ukrainën.
Petro Poroshenko, ish-presidenti i Ukrainës tha se një vizitë e Bidenit në Ukrainë do të ishte një “simbol solidariteti për ta”. /InLajmi/