Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës raporton se ka vrarë edhe një ushtarakë të lartë rus.
Autoritetet ukrainase kanë bërë të ditur se kanë vrarë gjeneral-lejtnant, Andrei Mordvichev.
Në këtë mënyrë shkon në 5 numri i gjeneralëve të vrarë të Rusisë në shtetin ukrainas.
Ndërkohë, Komisariati Ushtarak Rajonal rus, i cituar nga GTRK Kostroma, kanë bërë të ditur se “ushtarakët e Regjimentit Ajror të Gardës 331 dhanë jetën për sigurinë e Rusisë”.
Mes të vdekurve janë komandanti i njësisë, kolonel Sergei Sukharev, Senior Sgt. Sergei Lebedev, Sgt. Alexander Limonov, nëntetar Yuri Dektyarev dhe kapiten Alexei Nikitin, transmeton Telegrafi

Ndryshe, Ukraina ka pohuar se deri më tani ka vrarë mbi 14 mijë ushtarë rusë.