Ministria britanike e Mbrojtjes ka dhënë një përditësim nga inteligjenca mbi situatën në terren në Ukrainë mëngjesin e sotëm.
Ministria thotë se Kremlini “deri më tani ka dështuar” për të arritur objektivat e tij fillestarë në Ukrainë, pasi konflikti shkatërrues vazhdon në javën e 4, shkruan Sky Neës.
Përditësimi shton se Rusia tani është detyruar të ndryshojë qasjen e saj ndaj luftës në Ukrainë, “dhe po ndjek një strategji të acarimit”, transmeton lajmi.net.
“Kjo ka të ngjarë të përfshijë përdorimin pa kriter të fuqisë së zjarrit, duke rezultuar në rritje të viktimave civile, shkatërrim të infrastrukturës ukrainase dhe intensifikimin e krizës humanitare”, thotë ministria britanike e Mbrojtjes.