Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, vikendin ka vendosur ta kaloj pranë familjës së dëshmorit Ibrahim Mazreku, përcjell InLajmi.
Gjatë kësaj vizitë, Mehaj ka thënë se trimëria e bujaria e tij ishin virtyte të larta, ndërsa tutje shtoi se si njohës i mirë i armëve, Mazreku ishte angazhuar rreth furnizimit me armatim për Ushtinë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas tij ishte Mazreku ai që çdo betejë i tha po pa hezituar, ishte në vijë të frontit, kurse Mehaj tha se Mazreku ishte edhe komandant i njësisë “Arbëri”, që në atë kohë kishte për detyrë intervenimet e shpejta, kudo që paraqitej nevoja.
Postimi i plotë i tij:
Vizitë familjes së dëshmorit, Ibrahim Mazreku, nga komuna e Malishevës.
Trimëria e bujaria ishin virtyte të larta të cilat e karakterizonin Ibrahimin. Si njohës i thellë i armëve, ai ishte i angazhuar rreth furnizimit me armatim të domosdoshëm për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Ku do që kishte betejë ai ishte në vijë të frontit, Ibrahimi ishte komandant i njësisë “Arbëri” e cila kishte për detyrë intervenime të shpejta, kudo që paraqitej nevoja, brenda territorit të brigadës 121 “Ismet Jashari – Kumanova”, në territorin e së cilës ndodheshin instancat më të larta ushtarake si: Shtabi i Përgjithshëm, Radio-Kosova e Lirë, Kosovapress, Spitali i Ushtarak, si dhe mbi 100 mijë civilë të ardhur nga vise të ndryshme të Kosovës.
Këto detyra ai i realizojë me sukses maksimal duke mos lejuar kurrë forcat paramilitare serbe të hyjnë në Malet e Berishës.
Nderime e mirënjohje përjetë për jetën dhe vepren e tij. /InLajmi/

















