Është bërë gjatë kohë prej kur virusi Covid-19 është shfaqur edhe në Kosovë, e që me sa duket me këtë situatë janë mësuar tanimë edhe qytetarët e vendit, përcjell InLajmi.
E krejt jo pa ndonjë arsyje sepse kohët e fundit ka rënë dukshem interesimi për t’u vaksinuar kundër koronavirusit në Kosovë.
Kjo është bërë e ditur nga raporti i Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit thuhet të jenë dhënë vetëm 423 doza të vaksinës kundër koronavirusit.
Ndryshe që nga kur ka filluar vaksinimi thuhet të jenë administruar 1.819.463 doza të vaksinës.
Kurse deri sot 819.198 qytetarë janë vaksinuar me dozën e 2-të.
Si përfundim dozën e 3-të përforcuese e kanë marrë vetëm 99.158 persona. /InLajmi/