Forcat e armatosura të Ukrainës pretendojnë se gjithsej 14. 400 trupa ruse janë vrarë në 3 javët e para të luftës në Ukrainë.
Duke ofruar një përditësim mbi humbjet ruse që nga 24 shkurti, Ukraina thotë se 95 avionë, 115 helikopterë dhe 466 tanke janë shkatërruar deri më tani.
Moska nuk ka dhënë ende ndonjë detaj mbi humbjet që nga 2 marsi, kur pranoi se 498 trupa ruse ishin vrarë në luftime, shkruan Skynews.
Më parë, Ukraina pretendoi se një gjeneral i 5-të rus kishte vdekur në luftë, transmeton Periskopi
Por vdekja e Andrei Mordvichev nuk është konfirmuar nga Kremlini.