Rasim Aliaj, analist dhe njohës i çështjeve politike, ka deklaruar se duhet të ruhet vija e deklarimit sepse kjo mund të sjell panik tek qytetarët.
Kohëve të fundit, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidentja e vendit, Vjosa Osmani kanë deklaruar shpesh për rrezikun që i kanoset Kosovës por edhe gjithë Ballkanit nga ndikimi rus, që vije më së shumti nga Serbia.
Rasim Aliaj, ka thënë se deri në një masë këto deklarata mund të jenë të arsyeshme nëse vijnë nga Kryeministri dhe Presidentja e vendit.
“Deri në masë të madhe mundet me qenë e arsyeshme nëse vijnë nga Kryeministri i vendit dhe Presidentja e vendit. Gjithsesi deklaratat e tilla duhet me qenë të bazuara në informata që kanë të bëjnë me Fushën e Sigurisë së Republikës së Kosovës dhe me informatat e aleatëve lidhur me cenueshmërinë e sigurisë së Kosovës”, ka thënë Aliaj.
Tutje, Aliaj ka shtuar se është e rëndësishme që te mos krijohet panik e që kjo të mos ndodh duhet që deklaratat të jenë të bazuar në informacione të sakta të institucioneve të sigurisë, si ato nga Kosova por edhe nga institucionet e partnerëve ndërkombëtare
“Mirëpo është shumë e rëndësishme që të ruhet kjo vija e deklarimit që mund të sjell pastaj edhe panik tek qytetarët. Pra duhet me doemos, së pari deklaratat e tilla të jenë të bazuara në informacione të sakta të institucioneve të sigurisë, edhe ato të Kosovës por edhe atyre të partnerëve ndërkombëtar,” ,tha Aliaj.
Njohësi i rrethanave politike ka shtuar se deklarimet e kryeministrit dhe presidentes, mund të kenë edhe implikime të tjera, duke i dhënë hapësirë tregut që t’i fryjnë çmimet e gjë e cila shkakton dëm direkt tek qytetarët.
“E 2-ta duhet të ruhet ky far balanci i mos shkaktimit të krijimit të panikut në opinionin publik sidomos tek shtresat e popullatës. Kur presidentja e vendit dhe kryeministri flasin për cenueshmërinë e mundshme dhe ndikimin rus në Republikën e Kosovës, pastaj imagjinoje së çfarë do të mund të presin qytetarët e Kosovës. Dorën në zemër deklaratat e tyre mund të kenë pastaj edhe implikime të tjera, special për kalkulimet e tregjeve. Në rastin e parë që u jepet matrapazëve të tregjeve, po i fryjnë çmimet e pastaj gjithë kjo po kthehet në dëm direkt për qytetarët.”
Aliaj përfundoi se deklarimet e tilla të cilat potencialisht mund të mos kenë bazë, mund të bëjë që qytetarët të dëmtohen edhe në aspektin ekonomik por edhe mund te krijohet panik dhe pasigurt, shkruan Lajmi.net.
“Pra deklaratat e tilla të cilat nuk kanë, potencialisht mund të mos kenë bazë dhe nuk e ruajnë balancin, për mos-shkaktim të panikut, mund të përdoren edhe kësi situata, ku qytetarët mund të dëmtohen edhe në aspektin ekonomik por edhe mund të krijohet paniku dhe pasiguria”.