Një operacion shpëtimi është zhvilluar një kazermë ushtarake ukrainase në qytetin jugor të Mykolaiv, pas një serie sulmesh me raketa.
Ekipet e emergjencës thonë se kanë nxjerrë dhjetëra trupa nga rrënojat.
“Të paktën 50 trupa janë gjetur, por ne nuk e dimë se sa të tjerë janë në rrënoja”, tha një zyrtar i urgjencës, raporton BBC.
Ai tha se jo më pak se 200 ushtarë ishin duke fjetur në bazë kur raketat goditën gjatë ditës së djeshme, transmeton Klankosova.tv.
Thuhet se të paktën 57 persona po trajtoheshin në tre spitale të ndryshme.