Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky thotë se ka folur me shefen e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen dhe ai pret përparim të shpejtë në aplikimin e Ukrainës për anëtarësim të shpejtë në BE, transmeton InLajmi.
Zelensky thotë se von der Leyen premtoi se do të bënte gjithçka që ishte e mundur për të shpejtuar anëtarësimin e Ukrainës në BE.
“Ne do të bëhemi një anëtar i plotë i BE-së,” thotë ai, shkruan BBC.
“Proceset burokratike që normalisht zgjasin vite do të përshpejtohen dhe do të shkurtohen me muaj dhe javë”. /InLajmi/