I pari i Prishtinës, Përparim Rama, zgjodhi të flas rreth çështjes pse u anulua vendimi për në lagjen “Kalabria”, përcjell InLajmi.
Sipas kryetarit të Prishtinës, vendimi është në kundërshtim me legjislacionin në fuqi dhe pikërisht për këtë arsye ndodh të jenë anuliuar vedimi për punime në këtë zonë.
Ky vedim është marrë gjatë ditës së premtë nga Kuvendi i Komunës së Prishtinës, ku edhe u shfuqizua vendimi për Planin rregullues të hollësishëm për lagjen “Kalabria”.
Postimi i plotë i tij:
Për hir të korrektësisë dhe informimit të drejtë të qytetarëve të Prishtinës, e ndjej të nevojshme të sqaroj se Anulimi i ‘Vendimit për Miratimin e Planit Rregullues të Hollësishëm për Lagjen “KALABRIA”’ vjen si rezultat i vlerësimit negativ të ligjshmërisë së PRRH-së nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në bazë të të cilit Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal na obligon ligjërisht për zbatimin e këtij procesi. /InLajmi/