Në Moskë, presidenti rus Vladimir Putin sapo ka mbajtur një fjalim drejtuar popullit rus, të cilët janë mbledhur brenda stadiumit Luzhiniki, në një ngjarje që shënon 8-vjetorin e aneksimit të Krimesë, transmeton InLajmi.
Stadiumi është i mbushur me flamuj rusë me shkronjën “Z”, e cila simbolizon pushtimin.
Putin përshëndeti operacionin special të Rusisë në Ukrainë, duke pretenduar se objektivi i tij është të shpëtojë vendasit “nga vuajtja e gjenocidi”, shkruan CNN.
Ai i thotë turmës: “Rusia përpara!” dhe ata e brohorasin. /InLajmi/