Kancelari ausriak, Karl Nehammer në konferencën e mbajtur këtë të premte ka folur edhe për zgjedhjet serbe të cilat do të mbahen me 3 prill, raporton InLajmi.
Ai tha se ende ka kohë për këto zgjedhje por theksoi e duhet të punohet që të trajtohen problemet dhe të gjendet zgjidhje.
“Deri më 3 prill ka ende kohë. Po i trajtojmë problemet dhe duhet të gjejmë zgjidhje. Mendoj se është e rëndësishme të bëjmë gjithçka që mos të kenë të lehtë të shkatërrojnë gjithçka që është ndërtuar deri më tash. Austria është lidhës i urave. Kur filloi lufta në Ukrainë ne tash tash duhet ta vlerësojmë më shumë OSD-bë. Duhet ta shfrytëzojmë këtë dritë të organizatave ndërkombëtare që të veprojnë menjëherë kundër dezinformatave. Të kemi më shumë sy e veshë dhe t’i luftojmë edhe ndikimet e Serbisë”, tha Nehammer./InLajmi/