Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës po trajtohen 14 pacientë, prej tyre 11 të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 3 të tjerë post- Covid 19, përcjell InLajmi.
Ndërkohë më tej bëhet me dije se me oksigjeno-terapi po trajtohen 7 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 2 pacientë.
Ndërkohë në Klinikën e Infektivës janë të shtrirë 6 pacientë me koronavirus.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 6 pacientë
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë
Klinika e Pediatrisë , 2 pacientë
Spitali i Pejës, 3 pacientë
Spitali i Prizrenit, një pacient./InLajmi/