Detaje të reja janë zbuluar nga mediat ukrainase në lidhje me lirimin e kryebashkiakut të Melitopolit në Ukrainë, i cili u mbajt disa ditë i rrëmbyer nga trupat ruse.
Mediat kanë mësuar se për lirimin e Ivan Fedorov ka pasur negociata të gjata mes palës ruse dhe asaj ukrainase deri sa arritën në kompromis, transmeton A2CNN
Zëdhënësja e presidencës ukrainas, Darya Sarivna shprehet se në këmbim të lirimit të Fedorov janë lënë të lirë 9 ushtarë rusë të datëlindjes 2002-2003.