Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, nuk e la pa reaguar pasi Ministria e Infrastrukturës tërhoqi vendimin për lirim e biletave, përcjell InLajmi.
Sipas tij kjo qeveri nuk është asgjë tjetër veçse një “Qeveri e pishmanit”, pasi sipas tij kjo është direkt tallje me qytetarët e Kosovës.
Kujtojme se ditën e premtë zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, është shprehur se pas takimeve me përfaqësues të shoqatave të transportit rrugor, është marrë vendim janë dakorduar që ta shfuqizojnë vendimin për përgjysmimin e pagesës së biletave për disa kategori shoqërore.
Postimi i plotë i tij:
“Qeveri e pishmanit”

Sot Ministria e Infrastrukturës u detyra ta tërheqë vendimin e vet të lëshuar para disa ditëve, për lirimin e 50% të biletave.
Kjo është tallje me qytetarët e Kosovës.
S’ka më keq! /InLajmi/