Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, në një konferencë për media ka thënë se vendi tij qëndron me Kosovën që nga fillimi, raporton InLajmi.
Ai ka theksuar se Austria është aleat i madh i Kosovës.
“Jemi këtu të flasim për problemet që ekzistojnë. T’i definojmë problemet dhe të gjejmë zgjidhje dhe këtu Austrisë sikurse edhe Gjermania është një katalizatorë për të gjetur zgjidhje të përbashkëta. E rëndësishme është se Austria paraqet kontingjentin më të madh të NATO-s që është në Kosovë. Është një mision i paqes . Lidhja që e kemi thënë për përkrahje nuk janë vetëm fjalë. Janë procese politike ku ne duam që Kosova sikurse edhe Bosnje e Hercegovina të hyjnë në Këshillin e Evropës, të mendoNATOjmë intensivisht bashkë me partnerët evropian se si mund ta zbatojmë këtë çështje në praktikë”, tha Nehammer. /InLajmi/