Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se këtë të premte do të zhvillohet intervistimi i kandidatëve për kryeprokuror të shtetit, ndërsa këtë proces e quajti mjaft të rëndësishëm, përcjell InLajmi.
Ky projekt i cili siç tha Kurti është i rëndësishëm për qytetarët e vendit dhe shtetin e së drejtës, derisa shtoi se e ka marrë vëmendjen e të gjithëve.
Më tej ai ritheksoi se krimi i organizuar, korrupsioni i lartë dhe çdo lloj kriminaliteti duhen luftuar kudo e tërë kohën, ndërsa tha po ashtu se pret që ky proces të jetë i drejtë.
Postimi i plotë i tij:
Sot zhvillohet intervistimi i kandidatëve për kryeprokuror të shtetit.
Ky proces është tejet i rëndësishëm për Republikën e Kosovës, për qytetarët dhe shtetin e së drejtës, prandaj ka vëmendjen e të gjithëve.
Kosova dhe qytetarët kanë nevojë që të zgjidhet një kryeprokuror që ka intergritet të lartë moral dhe profesional por edhe që është i guximshëm, punëtor e energjik.
Krimi i organizuar, korrupsioni i lartë dhe çdo lloj kriminaliteti duhen luftuar kudo e tërë kohën. Drejtësia nevojitet për dinjitetin dhe mirëqenien e qytetarit por edhe për sigurinë tonë shtetërore e kombëtare.
Si kryeministër i vendit pres që ky proces të jetë i drejtë, transparent dhe meritor./InLajmi/