Sanksionet perëndimore kanë filluar të kenë një ndikim të vërtetë mbi Rusinë, tha zëdhënësi i qeverisë franceze Gabriel Attal në një intervistë, transemton InLajmi.
“Kjo është pika e veprimit tonë, të gjitha masat që ne po marrim synojnë të sigurojnë që kjo luftë t’i kushtojë atij (presidentit rus Vladimir Putin) aq shumë sa në fund ai do të detyrohet të heqë dorë nga pushtimi,” tha Attal.
Zëdhënësi i Qeverisë së Francës theksoi se vendimi i Francës dhe Perëndimit është për të dërguar armë dhe ndihmë në Ukrainë, por të mos përfshihet drejtpërdrejt në luftë.
“Ne po e rrisim në maksimum koston e luftës për Vladimir Putin, duke shpresuar se në një moment sanksionet do të kenë një ndikim të tillë sa ai do të detyrohet të rishikojë planet e tij”, tha ai, shkruan CNN.
Udhëheqësit e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të mblidhen në një samit në Bruksel, Belgjikë, javën e ardhshme për të diskutuar, ndër të tjera për pushtimin rus të Ukrainës. /InLajmi/





















