Komiteti Olimpik i Kosovës këtë të premte ka prezantuar ekipin olimpik, që do të marrë pjesë në Festivalin Olimpik Evropian Dimëror për të Rinj (EYOF) Vuokatti 2022, përcjell InLajmi.
Kështu e bë e ditur në konferencën për media që u mbajt këtë të premte, derisa presidenti i Komitetit Olimpik, Ismet Krasniqi, ka deklaruar janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura. Po ashtu, ai tha se ekipin e ka dërguar edhe në përgatitje jashtë vendit.
“Ekipi ynë olimpik përbëhet nga 3 skitarët e skijimit alpin, Kiana Kryeziu, Arba Pupovci dhe Drin Kokaj, trajnerët Agim Pupovci e Bujar Turjaka, shefi i misionit, Jeton Rudari, dhe përgjegjësi për media, Kushtrim Krasniqi”, tha ai.
Në tej ai tha se pritshmëritë janë që sportistët të japin maksimumin dhe të kenë paraqitje sa më të mire.
Në anën tjetër kryetari i Federatës Skitare të Kosovës, Milaim Kelmendi, njëherit nënpresident i KOK-ut, theksoi se pritshmëritë janë që të arrihen rezultate të mira edhe në EYOF.
Ndërsa trajneri Agim Pupovci, teksa foli për përgatitjet, falënderoi Komiteti Olimpik për mundësinë e dërgimit në përgatitje 2 javore në alpet e Austrisë, derisa theksoi se konkurrenca në EYOF është e madhe, pasi marrin pjesë sportistët më të mirë.
Optimist për përfaqësim sa më të mirë u shprehën edhe të 3 skitarët, të cilët thanë se është nderë dhe kënaqësi që u ju është dhënë mundësia të përfaqësojnë vendin tonë në këtë EYOF.
Skitarët do të garojnë në disiplinat e sllallomit dhe sllallomit paralel.
EYOF Vuokatti 2022 mbahet prej 20 deri më 25 mars 2022 në Vuokatti të Finlandës.
Ndryshe, për Kosovën është pjesëmarrja e 3-të në EYOF Dimëror, pas përfaqësimit në Erzurum 2017 dhe Sarajeva 2019./InLajmi/