Një person raportohet të jetë therur me thikë pak orë më parë në lagjen Ulpiana në Prishtinë, përcjell InLajmi.
Këtë e kanë bërë me dije zyrtarë nga Policia e Kosovës, derisa theksohet se ky rast ka ndodhur pas një mosmarrëveshje në mes të 2 personave, ndërsa si pasojë e kësaj një person 36 vjeçar ka pësuar lëndime nga mjeti i mprehtë.
Personi lënduar menjëherë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësorë derisa policia ka arrestuar personin e dyshuar i cili është 52 vjeçar./InLajmi/