Më shumë se 320 mijë qytetarë janë kthyer në shtëpi për të ndihmuar Ukrainën të luftojë që kur Rusia filloi pushtimin e saj, sipas Shërbimit Shtetëror të Rojës Kufitare të Ukrainës, transmeton InLajmi.
Shumica e tyre janë meshkuj.
“Djemtë tanë nuk dorëzohen, kështu që ne duhet të ndihmojmë, ne duhet të luftojmë për vendin tonë. Ukraina duhet të jetë e lirë, si të gjithë njerëzit,” tha Shërbimi Shtetëror i Rojës Kufitare,shkruan CNN.
Ndryshe personat të cilët janë larguar nga Ukraina kanë gjetur strehim në shumë vende të botës dhe atyre u janë dhënë shumë të drejta duke përfshirë aksesin e plotë në shëndet pastaj punësimin dhe arsimimin në ato vende. /InLajmi/