Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Rifat Latifi është takuar këtë të enjte me ambasadoren e Emirateve të Bashkuara Nabila Abdelaziz Nasir Saeed Alshamsi, me të cilën kanë biseduar për bashkëpunimin mes 2 shteteve në fushën e shëndetësisë, përcjell InLajmi.
Latifi falënderoi Emiratet e Bashkuara dhe personalisht Ambasadoren Alashamsi për kontributin e vazhdueshëm në fushën e shëndetësisë në Kosovë, me theks të veçantë në ndërtimin e spitalit të fëmijëve në Prishtinë, duke shtuar se fillimi i punës në këtë spital do bëhet në fund të këtij muaji.
Po ashtu, ministri i Shëndetësisë ka përmendur edhe prioritetet siç është edhe krijimi i Qendrës së Traumës dhe qendrave tjera të ekselencës, sikurse është ai për transplantimin e veshkës.
E Alshamsi premtoi se Emiratet e Bashkuara do të jenë gjithmonë të gatshme për bashkëpunim në shumë projekte që kanë të bëjnë me përmirësimin e sistemit shëndetësor në Kosovë, duke përfshirë këtu edhe shkëmbimin e përvojave mes mjekëve të 2 vendeve. /InLajmi/