Forcat ruse kanë bombarduar një teatër në qytetin e rrethuar të Mariupolit, për të cilin autoritetet pretendojnë se ai teatër kishte strehuar mbi 1.000 civilë, transmeton InLajmi.
Deputeti i Ukrainës, Vadym Halaichuk tha se ndërtesa po përdorej si strehë nga banorët që kishin humbur shtëpitë në luftime.
“Vendi ka një strehë të posaçme në bodrum që ishte projektuar posaçërisht për të siguruar strehim gjatë bombardimeve”, tha ai.
Halaichuk akuzoi forcat ruse se e dinin këtë.
Ai tha se informacioni u ishte dhënë oficerëve komandues të trupave pushtuese. Kështu ata e dinin plotësisht se shumë njerëz kishin ardhur atje për strehim, shkruan CNN.
“Ne kemi shumë shpresë që shumica e njerëzve të mbijetojnë pasi kjo është një strehë speciale për bomba që duhet të sigurojë mbrojtje në rrethana të tilla,” shtoi ai. /InLajmi/