Gara në Premier League është “ndezur” edhe më shumë.
Liverpool arriti të mposhtë 2-0 Arsenalin në tranfertë dhe afrohet një pikë nga Manchester City kryesues.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në të 2-tën “Të kuqtë” shënuan 2 herë duke blinduar 3 pikët e takimit.
Diogo Jota dhe Firminho ishin heronjtë e Liverpool përballë një Arsenali të lodhur dhe të dobët fizikisht, shkruan A2NN.
Pas 29 javësh në Premier League, Manchester City kryeson tabelën me 70 pikë, një më shumë se Liverpool i vendit të 2-të. Shumë shpejt, 2 skuadrat do të kenë dhe përballjen direkte që mund të vendosë shumë për fatin e sezonit.