Policia e Kosovës ka raportuar se ka arrestuar një person të dyshuar për vrasjen e taksistit B.V në shtator të vitit 2021 në Gjilan, përcjell InLajmi.
Kështu ka njoftuar policia në raportin e saj 24 orësh, derisa ka dhënë edhe detaje lidhur me këtë rast.
Tutje, bëhet me dije se personi i dyshuar i cili për 7 muaj ka qenë në arrati, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ndryshe, vrasja e taksistit kishte alarmuar të gjithë institucionet hetuese në vend, si një prej vrasjeve më të rënda në 20 vitet e fundit në vend/InLajmi/