Forcat ruse janë ende në përgjithësi të bllokuara pranë Kievit, Ukrainë dhe nuk kanë bërë ndonjë përparim të rëndësishëm drejt qytetit nga veriu, veriperëndimi apo lindja e qytetit, u tha gazetarëve të mërkurën një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane, transmeton InLajmi.
Forcat ruse në lindje të Kievit janë ende rreth 30 kilometra larg qendrës së qytetit, tha zyrtari.
Tutje zyrtari amerikan tha se përfundimi është se ata nuk kanë bërë ndonjë përparim të dukshëm në lindje.
Ukrainasit janë ende në kontroll të Brovary. Chernihiv mbetet i izoluar, por SHBA po i sheh ukrainasit që “përpiqen të zhvillojnë linja komunikimi në jug dhe me njëfarë suksesi”.
Mariupol gjithashtu mbetet i izoluar nga forcat ruse, shtoi zyrtari, shkruan BBC.
Gjithashtu ai shtoi se në Mykolaiv, ukrainasit vazhdojnë të mbrojnë qytetin. Forcat ruse janë ende jashtë qytetit “kryesisht në verilindje”, rreth 10 deri në 15 kilometra. /InLajmi/