Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, është deklaruar pas raportimit se një person është ndaluar pasi që e ka kërcënuar atë personalisht brenda objektit të komunës.
Por, në sqarimin e tij, Gjini, nuk ka specifikuar nëse ka qenë personalisht cak i kërcënimit.
“Një qytetar ka ardhur në objektin e komunës dhe në korridor ka filluar të ngrisë zërin dhe të përdorë fjalë kërcënuese. Për këtë rast është lajmëruar policia e cila ka verifikuar kamerat e sigurisë dhe zërin dhe me sa jam unë në dijeni e ka ndaluar personin”, është shprehur Gjini përcjell KlanKosova.
“Duhet të sqaroj për të gjithë se për çfarë do fjale fyese apo ton kërcënues ndaj zyrtarëve publik të zgjedhur ose shërbyesi civilë, duhet të veproj ligji”.