Para miqësoreve të muajit mars që do t’i zhvillojë përfaqësuesja e Kosovës, trajneri i ri i Kosovës, Alain Giresse po përcjell nga afër ndeshjen mes Llapit dhe Gjilanit që po zhvillohet në kuadër të Kupës së Kosovës.
Giresse po përcjell nga afër futbollistët e Superligës së Kosovës, ndonjëri prej të cilëve mund ta ftojë për ndeshjet miqësore të marsit që luan Kosova.
Në konferencën për media që pati mbajtur kur është prezantuar si trajner i ri i Kosovës, Giresse kishte thënë se dera e Përfaqësueses së Kosovës është e hapur për të gjithë, duke potencuar se do t’i ketë paraysh edhe lojtarët e rinj, në këtë rast edhe ata të Superligës së Kosovës.
Ndryshe, ish- selektori i Kosovës, Challandes pavarësisht ndeshjeve miqësore nuk i ftonte lojtarët të elitës së futbollit kosovar. Madje ai ishte në qendër të kritikave në muajin mars të vitit të kaluar kur nuk e kishte ftuar Mirlind Dakun, i cili kishte thyer rekordin me më së shumti gola brenda një sezoni, gjithsej 31 gola, përcjell Insajderi.
Ndryshe, dy sfidat e para për Giressen në krye të Kosovës do të jenë miqësoret e muajit mars ndaj Zvicrës dhe Burkina Fasos.