Një imazh satelitor, i marrë nga Maxar 2 ditë më parë, tregon fjalën “fëmijë” të shkruar me germa të mëdha të bardha në rusisht në pjesën e përparme dhe të pasme të teatrit të Mariupolit, transmeton InLajmi.
Zyrtarët lokalë thanë se teatri po përdorej nga qindra civilë për strehim përpara se të bombardohej nga forcat ruse sot.
Ata thanë se ishte shënjestruar qëllimisht dhe në mënyrë cinike nga një avion luftarak rus, por detajet nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur. Ministria ruse e mbrojtjes mohoi të ketë sulmuar teatrin, shkruan BBC.
Ndryshe numri i viktimave ende nuk dihet. /InLajmi/