Skuadra e futbollit të Real Madrid së fundmi ka bërë një gjest shumë fisnik për popullin ukrainas të cilët ka 3 javë që po ballafaqohen nga sulmet e Rusisë, përcjell InLajmi.
Në njoftimin zyrtar në ueb faqen e Real Madridit bëhet e ditur se donacioni prej një million euro i dedikohet ukrainasve të zhvendosur.
“Të gjithë me Ukrainën”, e cila u nis nga Fondacioni Real Madrid më 5 mars, si pjesë e përpjekjes për të ndihmuar në lehtësimin e nevojave humanitare të të zhvendosurve në Ukrainë”, thuhet në njoftimin e tyre./InLajmi/