Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është paraqitur para kongresit amerikan, ku ka thënë se Rusia ka sulmuar jo vetëm ukrainasit dhe tokën e tyre por edhe vlerat themelore njerëzore.
Para se Zelensky ta filloi fjalimin e tij, së pari ai ka shfaqur një video ku shfaqën njerëz të vrarë, të rritur e fëmijë, njerëz të plagosur, objekte të shkatërruara, por edhe njerëzit duke u larguar si refugjatë në drejtim të shteteve të tjera.
Këtë video e ka postuar në Twitter, kongresistja amerikane Elizabeth Ann Van Duyne.
Pas kësaj videoje, Zelensky ka marrë fjalën ku ka thënë se ai ka nderin ta përshëndes Kongresin amerikan në emër të popullit të tij, atij të Ukrainës, transmeton Arbresh.info
“Kam nderin t’ju përshëndes në emër të popullit ukrainas, popullit të guximshëm dhe liridashës, i cili për 8 vjet i reziston agresionit rus. Tani për tani, fati i vendit tonë është duke u vendosur. Fati i popullit tonë ku ukrainasit do të jenë të lirë, nëse ata do të jenë në gjendje të ruajnë demokracinë e tyre. Rusia ka sulmuar jo vetëm ne, jo vetëm tokën tonë. Rusia pati në një ofensivë brutale kundër vlerave tona, vlerave themelore njerëzore”, shtoi më tej Zelensky
Videoja e plotë:
https://twitter.com/i/status/1504086357848858626