Në Kuvendin e Kosovës këtë të mërkurë po mbahet seanca e radhës, ku po diskutohet për Ligjin për financimin e subjekteve politike, raporton InLajmi.
Glauk Konjufca, kreu i Kuvendit të Kosovës, tha se të gjithë kanë votuar për lidhur me Projektligjin për financimin e subjekteve politike.
“68 kanë votuar për, pra të gjithë deputetët, asnjë kundër e asnjë abstenim . I ngarkojmë komisionet ta trajtojnë këtë projektligj dhe të na i sjellin raportet bashkë me rekomandimet në kohën e duhur”, tha Konjufca./InLajmi/