Në Kuvendin e Kosovës këtë të mërkurë po mbahet seanca e radhës, ku ndër të tjera është diskutuar lidhur me Projektligjin për Agjencinë e Kosovës për akreditim, raporton InLajmi.
Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se Projektligji për Agjencinë e Kosovës për akreditim ka kaluar me shumicë votash.
“55 deputetë për, që domethënë pra kalon Projektligji për Agjencinë e Kosovës për akreditim. I ngarkojmë komisionet ta trajtojnë këtë projektligj pastaj me kohë kërkoj të na i sjellin raportet për këtë”, ka thënë Konjufca. /InLajmi/