Prej kur është shfaqur dukuria për dyfishimin e ngritjes së çmimit, ku inspektorati i Ministrisë së Tregtisë shqiptoi gjoba për disa markete, Inspektorati komunal i Gjilanit nuk është ndalur me shqiptimin e gjobave për shkak të parregullsive, përcjell InLajmi.
Kështu Inspektorati i Gjilanit këtë të mërkurë pas ankesës së një qytetari për manipulim me çmime, komuna ka marrë menjëherë masa.
Qytetari është ankuar se çmimi tek produkti ishte 7.99 kurse tek arka fiskale figuronte çmim 8.49, kjo dërgoj deri në reagim krytarin e komunës, Alban Hyseni, ku ky i fundit mori masa, ndërsa si pasoj e kësaj u dënua supermarketi.
Postimi i plotë i tij:
Të gjithë duhet të jemi të përgjegjshëm. Çdo parregullsi duhet të dënohet në bazë të ligjit dhe garantojmë trajtimin e barabartë për të gjithë. Pas ankesës së një qytetari dhe daljes në teren të inspektorëve, kemi konstatuar shkelje në një supermarket ku kemi shqiptuar denimin me shumën që parasheh ligji. Konsumatorët duhet të jenë të mbrojtur nga deformimet e çmimeve dhe mungesën e korrektësisë në tregtimin e artikujve. /InLajmi/
