Në një intervistë kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson tha se Putin tashmë ka dështuar, transmeton InLajmi.
Kryeministri thotë se presidenti rus nuk e kuptoi se me çfarë do të ndeshej kur dërgoi trupat e tij në Ukrainë.
Ai akuzoi Putinin për kryerjen e një sërë krimesh lufte në një nivel që nuk ka ndodhur në Evropë.
Johnson thotë se Mbretëria e Bashkuar dëshiron të bëjë më shumë për Ukrainën.
“Putin duhet të kuptojë se ai nuk mund të ketë sukses tani,” thotë ai.
“Ai nuk do të jetë në gjendje të shtypë dhe pushtojë Ukrainën, sepse ata kanë treguar në thelb se kanë një shpirt të paepur. Pra… ai duhet të tërhiqet. Ai duhet ta mbyllë këtë gjë. Ai duhet të marrë mbrapsht të tijën. tanket dhe armaturën e tij”, tha Johnson, shkruan BBC.
Ai tha se Britania e Madhe do të mbështesë popullin ukrainas. /InLajmi.