Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës kanë zbarkuar sot në Shtërpcë.
Policia në bashkëpunim me prokurorinë janë duke realizuar një operacion policor pikërisht në këtë komunë.
Operacioni është vazhdim i aksionit të njohur si “Brezovica”. Deri më tani sot në Shtërpcë janë bastisur 7-të lokacione.
Nga Prokuroria në Ferizaj kanë konfirmuar aksionin derisa nuk kanë dhënë detaje shtesë lidhur me të.
Në aksionin e parë të njohur si “Brezovica”, në muajin dhjetor të vitit të kaluar, ishin arrestuar 10 persona në mesin e tyre edhe ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq.
Aksioni kishte vazhduar edhe në janar të këtij viti me ç’rast kishte rezultuar me arrestimin e 7-të personave, në mesin e tyre kishte edhe ish-zyrtarë të ministrisë.
Më 3 mars, Policia e Kosovës arrestoi edhe 7-të persona të dyshimtë, në mesin e tyre edhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës si dhe katër pronarë të kompanive ndërtimore, përcjell lajmi.net
Ky aksion po vazhdon të realizohet nën dyshimin për lëshimin e lejeve ndërtimore në Parkun kombëtar “Sharri” në zonën e Brezovicës.