Prokuroria Themelore e Ferizajt së fundmi është deklaruar lidhur me aksionin “Brezovica 3” aksion ky i cili po zhvillohet në Shtërpcë, përcjell InLajmi.
Aksioni është duke vazhduar me urdhër kontrolli në objektin e Komunës së strukturave paralele në Shtërpcë.
E ky aksion është duke u zhvilluar nën dyshimin për veprat penale, keqpërdorim i detyrës zyrtare, marrje dhe dhënie të ryshfetit.
“Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Krime të Rënda në Prishtinë, është duke vazhduar aksioni “Brezovica ” përkatësisht, urdhër kontrolli në objektin e Komunës së strukturave paralele në Shtërpcë, për shkak të dyshimit të veprave penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, marrje dhe dhënie të ryshfetit”, bëhet me dije në njoftimin e Prokurorisë”
Më tej bëhet me dije se ky aksion është vazhdimësi i aksioneve të mëhershme, të rastit “Brezovica”. /InLajmi/