Sergio Ramos ka folur tashmë me drejtuesit e PSG-së, duke e bërë të qartë synimin e tij për t’u larguar nga skuadra pariziene sezonin e ardhshëm.
Kontrata e tij skadon në vitin 2023, por ideja e tij është të kthehet në shtëpi te Sevilla, transmeton Indeks Online.
Ramos ka luajtur 45 ndeshje me Sevilla ku ka shënuar 3 gola dhe ka regjistruar 10 kartona të verdhë.