Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj është takuar me stafin e Drejtorisë së Gjeodezisë dhe Kadastrit dhe drejtorin Sencar Karamuço, përcjell InLajmi.
Totaj ka thënë se në këtë takim u bisedua për rritjen e efikasiteteve efikasitetit në të gjitha departamentet e drejtorisë dhe sfidat që përballen çdo ditë punonjësit e Komunës së Prizrenit.
Ai ka thënë se janë duke punuar në vazhdimësi për të ngirtur nivelin e shërbimeve për qytetarët e kësaj komune.
Postimi i plotë i tij:
Kemi mbajtur takimin me stafin e Drejtorisë së Gjeodezisë dhe Kadastrit dhe drejtorin Sencar Karamuço, me të cilët biseduam për strategjinë e punës, rritjen e efikasitetit në të gjitha departamentet e drejtorisë dhe sfidat e përditshme të punonjësve në punë.
Ne po punojmë së bashku që të ngrisim nivelin e shërbimeve ndaj qytetarëve tanë dhe të krijojmë lehtësira administrative në të gjitha proceset./InLajmi/