Një 43-vjeçar nga Saranda, i infektuar me Covid-19 ka ndërruar jetë, ndërkohë që gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 22 raste të reja me koronavirus.
Nga 765 testime të kryera gjithsej, janë konfirmuar pozitivë 11 qytetarë, në Tiranë, 3 Gramsh, 2 Libohovë, 1 në Kukës, Mirditë, Fier, Vlorë, Delvinë, Gjirokastër.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 662 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet për koronavirus po marrin trajtim 44 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 152 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,563 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar, përcjell Top Channel.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me 2 doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.