Rashit Qalaj, deputet nga Partia Demokratike i ka reaguar Kusarit në lidhje me aksionin policor “Pika” ku u arrestuan 50 zyrtarë policor, duke thënë e tëra kjo është punë e Inspektoratit Policor të Kosovës dhe e Prokurorisë dhe se qeveria nuk ka kurrfarë meritë në këtë aksion, raporton InLajmi.
“Më lejoni të them që nuk e keni kuptu kontekstin e reagimit tim. Unë thash që çfarë roli ka Qeveria në arrestimin e policëve. Asnjë meritë nuk e ka kjo qeveri për atë punë. Është punë e IPK-së dhe Prokurorisë. Nuk është punë e krimeve ekonomike me shku me lyp mallra, është punë e inspektoratit.” tha Qalaj.
Kujtojmë se të hënën është zhvilluar një aksion policor nga bashkëpunimi i IKP-së dhe Prokurosisë, aksion i cili përfundoi me 50 zyrtarë policor të arrestuar dhe 18 të tjerë janë në kërkim./InLajmi/