Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer gjithsej 2.605 teste.
Ndërsa prej të cilave 312 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, numri më i lartë i të cilëve është nga Shkupi – 181, Kumanovë-12, Manastir-13, Prilep-17, Tetovë-3, Kavadar-13, Veles-8, Gostivar-8, Ohër 11, përcjell AlsatM.
Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë për 290 pacientë të shëruar dhe 5 të tjerë të cilët e kanë humbur betejën me Covid-19.